Konkursi i pestë Biber qëndroi i hapur nga data 10.12.2021 deri me datën 1.6.2022. Në konkurs u paraqitën gjithsej 473 tekste anonime. Njëzet e pesë tregimet që u përfshinë në përmbledhje u zgjodhën nga juria e përbërë nga: Lejla Kalamujiq, Kalina Maleska dhe Ola Saviçeviq Ivançeviq. Janë shpërblyer katër tregime:
Çmimi i parë “Ndërrimi i qimeve” i autores Ana Kutlesha nga Zagrebi;
Çmimi i dytë: “Fertik” i autores Lidija Dedush nga Varazhdini;
Çmimi i tretë “Toka e lumturisë” i autorit Ante Storiq nga Shibeniku dhe “Fjalët” i autorit Milosh Perishiq nga Arangjelovaci.
Meritat për përkthime u shkojnë përkthyesve Borislav Pavlovski, Kreshnik Adini, Irena Shentevska, Gjoko Zdraveski, Gjorgje Bozhoviq, Ivan Shopov dhe Qerim Ondozi.
Ilustrimin për kopertinë e ka bërë Zoran Cardula.







