Konkursi I dytë Biber ka qenë i hapur në janar të vitit 2017. Në konkurs kanë arritur 385 tregime në gjuhën shqipe, maqedone, boshnjake, kroate, malazeze e serbe. Në juri kanë qenë Faruk Shehiq, Kim Mehmeti dhe Tatjana Gromaça. Çmimin e parë e ka fituar tregimi Hanë njerëzit edhe pa këmbë i autores Milica Vuçkoviq nga Beogradi, çmimin e dytë tregimi Xhaxhi Zav i autores Xheneta Rovçanin nga Sarajeva, ndërsa çmimin e tretë tregimi Familja e xhaxhit Aki i autores Anushka Minovska nga Shkupi. Gjithsej 25 tregime janë përzgjedhur për të qenë pjesë e përmbledhjes Biber 02.
Mbeshtetur nga:


![]()








