Konkursi i gjashtë Biber qëndroi i hapur nga data 8.12. 2023 deri me datën 26. 5. 2024. Në konkurs arritën 490 tregime. Juria e përbërë nga Almin Kaplan, Jasna Dimitrijeviq dhe Tanja Stupar Trifunoviq, përzgjodhi 24 tregime që do të përfshihen në përmbledhjen shumëgjuhëshe dhe mori vendim për çmimet. Ekipi Biber gjithashtu përzgjodhi një tregim nga konkursi për të qenë pjesë e përmbledhjes.
Tri tregimet e shpërblyera janë:
Çmimi i parë: Djaloshi që i donte kambanat i autores Vladimira Beciq nga Dugo Selo
Çmimi i dytë: Trupa prej uji i autores Monika Herceg nga Zagrebi
Çmimi i tretë: Erzähle mir etwas über dich i autores Danijela Repman nga Sombori
Përkthimet në shqip i kanë bërë Qerim Ondozi dhe Ilir Ajdini, përkthimet në maqedonisht Gjoko Zdraveski, Ivan Shopov dhe Ilir Ajdini, ndërsa përkthimet në BHSC i kanë bërë Gjorgje Bozhoviq, Lidija Bariq dhe Irena Shentevska.
Për ilustrimet në kopertinë meritore është Jana Daniloviq.
Shkarko: PDF







